Transmetuar më 05-01-2019, 13:20

Ministria e Brendshme, del me një apel lidhur me gjithë qytetarët të cilëve ju skadon karta e identitetit brenda gjashtë mujorit të parë të vitit.
Kjo ministri kërkon që qytetarët të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së kartës së identitetit.
“Nëse ajo skadon në 6 mujorin e parë të vitit 2019, mos e lër për ditën e fundit. Apliko më herët për t’u ripajisur me kartë ID, evito radhën!
Me kuponin për kartën e ID, që e gjen në çdo zyrë të Postë Shqiptare paraqitu pranë zyrave të ‘Aleat’!”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu në momentin e aplikimit duhet dorëzuar karta e vjetër dhe brenda dy javëve merret e reja. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





