Transmetuar më 05-01-2019, 12:58

Reshjet e dendura të dëborës kanë dhuruar një spektakël të vërtetë me pamje në natyrë.

Dëbora e ditëve të fundit ka mbuluar edhe parkun kombëtar të Abruzzo në Itali.

Pamjet që gjeni në videon më poshtë vijnë nga zona e Civitella Alfedena, provincë e Aquila.

Një tufë me ujq shihen duke lozur bashkë në dëborë, ku me sa duket edhe për ta është një fenomen i rrallë.

“Nuk mund të rrish duarkryq përpara këtyre krijesave të mrekullueshme”, shkruan autori i videos Pietro Santucci. /a.y/noa.al