Transmetuar më 05-01-2019, 09:20

Pamje nga vendi i ngjarjes
Trupi i pajetë i një personi, është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.
Viktima është gjetur në fshatin Ravonik nga banorë të zonës, të cilët kanë sinjalizuar policinë.
Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është 55-vjeçari Jani Poda, me banim në fshatin Ravonik.
Paraprakisht dyshohet se ai mund të jetë rrëzuar nga biçikleta, duke bërë që të rrëzohet dhe gjejë vdekjen.
Megjithatë për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





