Transmetuar më 05-01-2019, 08:27

Një fushatë e zgjatur prej më se një muaji, për të inkurajuar femrat që të rrisin qimet, po ndodh për herë të parë.

‘Januhairy’, është pagëzuar fushata e nisur nga studentja angleze Laura Jackson, 21 vjeçe, nga Warwickshire, e cila inkurajon femrat që të duan dhe të pranojnë pamjen tyre natyrale, pa i hequr qimet, me synim mbledhjen e fondeve për bamirësi.

Studentes së aktrimit ‘Exeter University’, i erdhi ideja për rritjen e qimeve të saj, pas një performance që pati për një rol.

“Aty kuptova se mund ta pranojmë fare mirë veten për atë që jemi”, thotë Laura.

Vajza dhe gra nga vende të ndryshme të botës e kanë pranuar sfidën, me anë të së cilës Laura synon të mbledhë 1 mijë paund për bamirësi në sajë të kontributit të tyre, për një program edukimi për fëmijët me aftësi ndryshe që të mësojnë gjuhën e trupit.

Laura tregon se kur e pa e ëma se çfarë po bënte, e akuzoi si dembele por më pas kupoi synimin e së bijës, duke ju bashkuar edhe ajo. /a.y/noa.al