
Magnezi është një prej produkteve natyrale më të përshtatshme, kundër dhimbjeve të ciklit menstrual, por edhe ndaj sindromës premenstruale. Mund ta merrni nëpërmjet ushqimeve, si drithërat, frutat e thata me guackë, orizi integral, bishtajat dhe perimet e pjekurave.
Gjithashtu një çaj i ngrohtë, me kamomil apo xhinxher, qetëson dhimbjet e barkut.
Ndër të tjera mund të masazhoni lehtësisht barkun, për të lehtësuar dhimbjet. Provoni ta bëni një gjë të tillë disa herë gjatë ditës, sidomos kur dhimbja bëhet akute.
Një dush i ngrohtë, ç’tendos muskujt dhe lehtëson dhimbjet e barkut, të cilat janë aq të sikletshme gjatë ciklit menstrual.
Gjithashtu gjatë atyre ditëve mund të konsumoni banane, e cila është e pasur me potas, një element shumë i rëndësishëm, kundër dhimbjeve menstruale. Konsumi i një bananeje në ditë gjatë ciklit, lufton dhimbjet dhe ju furnizon me energji.
Gjatë atyre ditëve duhet të siguroheni, që ta keni barkun të mbuluar mirë. Jo sepse barku duket i fryrë, por sepse ajri në bark gjatë ciklit, i përkeqëson dhimbjet.
Ju mund të vendosni edhe një enë me ujë të ngrohtë në bark dhe në këtë mënyrë do të ndiheni më të lehtësuar, shkruan noa.al.
Por këshillohet që gjatë atyre ditëve të mos konsumoni ushqime pikante, të mos e teproni me yndyra dhe shmangni sa më shumë dhimbjet e barkut. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





