Transmetuar më 04-01-2019, 15:45

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Instagram një foto me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama dhe Thaçi janë të ulur të dy pranë oxhakut të ndezuar, ndërsa mbajnë në dorë një gotë me verë.

Krahas fotos së publikuar, Rama shkruan se ky vit është i Shqipërisë dhe Kosovës. “Qoftë ky vit i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se më datë 29 dhjetor të vitit që lamë pas u firmos edhe “Marrëveshja për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd