Transmetuar më 04-01-2019, 15:33

Përpos dhimbjeve të padurueshme te barkut apo të shpinës, më shumë se 70% e femrave përjetojnë fryrje artificiale të barkut para dhe gjatë ciklit menstrual.

Prodhimi i hormoneve në këtë kohe të muajit, shkakton jo pak shqetësime për organizmin e femrës, por për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale si të trajtoni fryrjen e barkut!

Hani ushqime të pasura ne potasium (banane, domate) dhe proteina. Këto ushqime ulin nivelin e prostaglandis grupi hormoneve përgjegjëse për dhimbjet dhe fryrjen e barkut.

Qëndroni larg ushqimeve që ju shkaktojnë gazra. Brokoli dhe lakrat përmbajnë një lloj sheqeri të quajtur raffinose i cili shkakton fryrje dhe gazra.

Ushtrohuni: Njerëzit që përqafojnë një stil jetese sedentare priren te vuajnë më shumë nga dhimbjet menstruale sesa femrat që ushtrohen dhe lëvizin në këmbë.

Hiqni dorë nga alkooli, kafeina dhe pijet e gazuara. Këto pije mund t’ju dehidratojnë duke shkaktuar stres në aparatin tretës, gjendje që shoqërohet me fryrje dhe gazra.

Mund të merrni medikamente si ibuprofen, pasi perbërja e këtij ilaçi bllokon enzimat në trupin e femrës që shkaktojnë inflamacion dhe fryrje.