Transmetuar më 04-01-2019, 15:16

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka një kërkesë të menjëhershme, ku kërkon burrë. Ajo ka bërë një postim në Tëitter, nëpërmjet të cilit i drejtohet burrit të ardhshëm.

“Për burrin e ardhshëm… Të lutem hajde dhe më gjej tani! Unë do të të dua”- ka shkruajtur Bebe.

Sigurisht, që një lajm i tillë nuk kaloi pa vëmendje, por vetëm sot ka ardhur reagimi i parë dhe i papritur.

Ka qenë Flor Mumajesi, kantautori i njohur që i ka dërguar një mesazh Bebes ku i shkruan: "Tak tak…Hape derën, jam unë burri. Më shpejt se kaq nuk mund të vija” shkruan ai. dhe e ka shoqëruar me një emoji zemre.

Sigurisht, që kjo deklaratë e Florit, i ka befasuar të gjithë dhe ka ardhur krejt papritur, por edhe, Bebe burrë më të mirë nuk ka ku gjen./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd