Transmetuar më 04-01-2019, 14:38

Kollaj të martohesh kur drekën e paguajnë vetë të ftuarit! Një grua australiane ka treguar me anë të një publikimi në Facebook se ka marrë nga një kushëriri i saj një ftesë dasme, me kërkesa të çuditshme.

Çifti martesor, në ftesën e tyre iu shkruanin të ftuarve që të sillnin zarfin e mbyllur me para, dhe të merrnin masa për të sjellë me vete ushqim për banketin.

Pamjet e publikuara në Facebook, u përhapën me shpejtësi, duke bërë që të shpërthejnë kritikat, shkruan noa.al.

Në ftesë thuhej saktësisht se mund të merrnin një sallatë ose ëmbëlsirë me vete dhe se ceremonia do të mbyllej me një “festë zarfi”, dhe gjithçka ishte shkruar me dorë.

Ndërsa hedhja e parave në një dasmë është një praktikë e zakonshme, sjellja e ushqimit në banket nuk është dëgjuar dhe as nuk është e detyrueshme.

Gruaja shkruan se “Mos organizo festë, nëse nuk je në gjendje që të mbulosh shpenzimet e mysafirëve. Por nuk mund t’iu kërkosh të ftuarve para dhe ushqim. Me pak fjalë duan paratë e tua dhe presin që të jesh ti vetë që të organizosh festën”. /a.y/noa.al