Transmetuar më 04-01-2019, 14:20

Humbi jetën i përplasur nga një helikopter, pak pasi kishte dalë për të pirë kafe me të atin.

Është kjo mënyra në të cilën gjeti vdekjen 42-vjeçari brazilian Alessandro Correia Leite, i cili humbi jetën pasi helikopteri përfundoi sipër tij, teksa ai po ecte në rrugë.

Aksidenti tragjik të cilin mund ta shihni në videon më poshtë ndodhi në qytetin e Ubatuba gjatë kësaj të enjteje, rreth 200 kilometra larg San Paolo.

Ishte turistja 34-vjeçare Vivian Carolina Cataldo, ajo që filmoi gjithçka teksa ndodhej pasagjere në helikopter, një Robinson R44 Raven II, ajo dhe i shoqi Tiago, të cilët po bënin një tur panoramik mbi qytetin brazilian, kur befas ra alarmi i emergjencës.

Mjeti fluturues nisi të humbasë kuotë me shpejtësi, duke u përplasur në rrugë, pikërisht në vendin ku po kalonte Alessandro Correia Leite shkruan noa.al, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Vivian, Tiago dhe piloti i helikopterit shpëtuan për mrekulli, vetëm me disa dëmtime të lehta. /a.y/noa.al