Transmetuar më 04-01-2019, 12:39

Ministri i Financave në detyrë, Arben Ahmetaj i cili pritet të zëvendësohet nga Anila Denaj pas ndryshimeve në qeveri të prezantuara pak ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, ka bërë sot një bilanc të vitit që lamë pas.

Ai shprehet krenar për rezultatet e arritura dhe shifrat që dokumentojnë reformat.

Në fjalën e tij para gazetarëve ministri foli për rritje ekonomike, duke thënë se shifrat nuk sfidohen dot.

“Papunësia është në nivelin më të ulët historik, 12.2%. Kemi shumë për të bërë, ka shumë punë për të luftuar varfërinë. Por e kemi lënë pas vitin 2013. Konsumi qytetar ka ardhur duke u rritur”, u shpreh Ahmetaj.

Në vijim ai tha se Qeveria ‘Rama 2’ nuk krijoi borxh të ri, por lehtësoi qytetarët nga borxhi dhe për këtë u shpreh krenar.

Sipas tij viti 2018 do të shënojë rekord, me 1 miliardë euro investime të huaja. /a.y/noa.al