
Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet nga policia në qarkun Fier.
Nga kontrollet është konstatuar një subjekt i cili ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa, ndërsa është proceduar penalisht pronari i subjektit.
Konkretisht u procedua penalisht shtetasi K.M., 26 vjeç, banues në Ballsh, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Procedimi ndaj tij filloi pasi në qytetin e Ballshit në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa.
Paralajmërohet se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





