Transmetuar më 03-01-2019, 17:50

Aktori Johnny Depp është zhytur në karakterin e tij të famshëm, kapitenin Jack Sparrow, dhe ka vizituar fëmijët në spitalin dhe qendrën e kërkimeve të institutit “Curie” në Paris.

Aktori 55-vjeçar luajti rolin për çdo sekondë, ndërsa pozonte për foto me fëmijët dhe bisedonte me stafin në pavijon.

Kapiteni pirat mbante kapelën e tij të përhershme, paruken e gjatë, si edhe mjekrrën ekstravagante, në këtë nismë të një fondacioni të specializuar në luftën kundër kancerit.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që aktori përqafon të tilla nisma. Më herët, nën petkat e Jack Sparroë, ai ka vizituar fëmijët në spitalin e Londrës, “Great Ormond”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd