Transmetuar më 03-01-2019, 17:10

Të gjithë e kemi provuar ndjesinë, kur njollave të verës nuk mund t`u shpëtojnë mbulesat tona të reja apo rrobat e preferuara. Në fakt, heqja e njollave të verës është më e thjeshtë nga sa e mendoni.

Ndonjëherë gjërat që ndodhen në kuzhinën tonë mund të na lehtësojnë jetën, mjaftojnë të dimë disa trike. Me siguri nuk e dini që për zhdukjen e njollave të verës, mund t`ju hyjë shumë në ndihmë qumështi.

Rrobën që keni njollosur me verë, zhyteni në qumësht dhe më pas lajeni si zakonisht. Qumështi vepron si acid për shkak të përbërëve të tij kryesorë: ujit, kripës dhe yndyrës.

Yndyra e qumështit përthith verën dhe sa më e lartë të jetë përqindja e yndyrës që përmban ai, aq më efektiv do të jetë në heqjen e njollës.