
Një vit më parë moderatorja Elona Duro provoi për herë të parë ndjesinë e të qenurit nënë me djalin e saj, Tomas. Ka kaluar plot një vit i mbushur me shumë lumturi dhe sakrifica për të dhe sigurisht që do të mbetet si një nga vitet më të bukura për gazetaren.
Sot ajo ka vendosur t’i drejtojë një letër vogëlushit të saj, në të cilën tregon 9 muajt e shtatzënisë me të, ditën kur lindi dhe ditën e sotme që ai bën 1 vjeç. Dita e lindjes së Tomas i përket dhe një koincidence të bukur, sepse ai ka lindur në 3 janar, 3 javë para se Elona të bënte 33 vjeçe.
Postimi i plotë
Ti linde në fillim Janari, në një ditë të ftohtë por plot diell, 3 javë përpara ditëlindjes time të 33-të, më 3 Janar, datën që ri-linda dhe unë.
Pas 9 muajsh të gjatë, të çuditshëm, të lodhshëm, të frikshëm, të ethshëm por pafund të bukur erdhe ti me ndjesinë e parë. Një mrekulli.. e me pikëpyetjen e madhe, a do ja dilja të kujdesesha mirë për ty?? Kur njerëzit më pyesnin a doja një djalë apo një vajzë, përgjigja ime ishte ajo klasike, ska rëndësi, vetëm të gëzoje shëndet. Ndoshta kam dashur një vajzë, por asnjëherë nuk e kam ditur se sa shumë mund të adhuroja e marrosesha pas një djali.
T’ju rroj Gogu- tha dok Ermira Kasa teksa të solli në krahët e mi, e unë e përlotur i shkrova babit tënd ashtu me vështirësi.. Loiii shihe djalin tënd, Tomas Goga erdhiiii.
Sot, ka kaluar një vit biri im. Tomas Goga 1 vjeç. Ja Ja Ja bën ti teksa ngren 1 gisht lart për të treguar moshën tënde. Një super vit kaluar me ty. Pak i vështirë por pafund i bukur. Vetëm ti mund të na ofroje botën tënde Disney, me ngjyra, me jetë, me të qeshura, me këngët e tua aq të bukura. Dhe besomë nuk jam e vetmja që skam të ngopur me ty.
Babi Loi nuk mund të ishte më i lumtur se kaq. Halla Madi çmendet pas teje kur ti thua Ala Ala Ala, teze Eni ka lënë shumë herë palestrën vetëm për të ndenjur me ty. ?, Nana Diana fluturon çdo muaj për Tiranë, Gjyshi Mai të këndon çdo ditë, Nëna Rina shkrihet me ty çdo pasdite, gjyshi Beni të bën xhiro me karrocë e makinë.. Të duam shumë Tomas, aq shumë sa ti nuk e imagjinon dot. Ende sot nuk e besoj që jam kaq shumë me fat.
Premtoj të të dua gjithmonë dhe t’bëj më të mirën për të të rritur ty të shëndetshëm, sjellshëm, brilant dhe të lumtur.
Faleminderit që erdhe në familjen tonë..
Love you forever, Love you always
Edhe 101 vjeç i bukuri im.. E jotja, Mami./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





