
Një person ka gjetur vdekjen tragjikisht ditën e sotme në ambientet e paraburgimit, të komisariatit të policisë së Kukësit.
Viktima është 49-vjeçari Medi Gjuni, i cili ndërroi jetë ditën e sotme, pak pasi u dërgua në spital.
Bëhet me dije se ai ishte denoncuar më 31 dhjetor për dhunë në familje, ku dhe ishte vënë në pranga më 1 janar.
Paraprakisht thuhet se Gjuni është ndjerë keq pasi vuante nga epilepsia, ku pas dërgimit në spital është deklaruar i vdekur.
Po ashtu është hedhur dyshimi edhe i vetëvrasjes, teksa po punohet për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.
Sakaq trupi i pajetë do i nënshtrohet autopsisë për të hedhur dritë mbi rrethanat e vdekjes.
Policia tha zyrtarisht se: “Sot, në orët e para të mëngjesit është konstatuar nga personeli i shërbimit në dhomat e paraburgimit shtetasi M.Gj., 49 vjeç, banues në Kukës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë është transportuar në spitalin e Kukës ku më pas ka gjetur vdekjen.
Shtetasi M.Gj., është arrestuar më datë 1 janar 2019, për veprën penale “Dhuna në familje”, ku ka qenë i dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale.
Shtetasi M.Gj., dyshohet se vuan nga sëmundja e epilepsisë. Grupi hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e ngjarjes”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





