Transmetuar më 03-01-2019, 12:27

Një vajzë e re angleze humbi shikimin pasi veza të cilën e kishte pjekur në mikrovalë, i shpërtheu në fytyrë.

Courtney Wood, 19 vjeçe nga Newcastle, Angli po përgatiste mëngjesin, kur veza kokërr të cilën e kishte futur për tu pjekur në mikrovalë i shpërtheu në fytyrë, duke i përfunduar në sy.

“Vura të piqej pak pançetë në tigan, ndërsa në një enë me ujë vura në mikrovalë për të zierë një vezë, siç kisha bërë dhe më parë. Furra e mikrovalës nuk bëri tingullin e zakonshëm pasi e kisha graduar për një minutë. Kështu që unë hapa derën dhe nxora enën me vezën brenda, ajo më shpërtheu në fytyrë”, tregon Courtney.

Ajo thotë se telefonoi një mikun e saj me të cilin kishte folur së fundmi pasi nuk arrinte që të shikonte, duke u dërguar në ndihmën e shpejtë, shkruan noa.al.

Mjekët e Royal Stoke University Hospital i bën morfinë për ta qetësuar. Më pas ajo u mjekua me kujdes. Fatmirësisht dëmi i shkaktuar nga veza është i përkohshëm, dhe brenda 48 orësh, u rikthye shikimi në syrin e djathtë, i cili pësoi dhe dëmtimet serioze.

“Kjo është dhimbja më e keqe që kam provuar ndonjëherë. Kujdes të mos e pësoni si unë”, thotë e reja. /a.y/noa.al