



Këngëtarja Lady Gaga, ka planifikuar që gjatë kësaj viti, që ti japë fund beqarisë me partnerin e saj.
Stefanie Joanne Angelina Germanotta, e njohur nga të gjithë si Lady Gaga, në moshën 32-vjeçare do të martohet me 50-vjeçarin Christian Carino, i cili njihet si agjent i personazheve të njohur.
Një martesë luksoze, e cila flitet se do të kushtojë rreth 5 milionë euro.
Ceremonia martesore flitet se do të mbahet në qytetin ku çifti u njoh, në Venezia të Italisë.
Mediat amerikane shkruajnë se ceremonia do të mbahet me një rrjet të ngushtë miqsh dhe të afërmish, mes tyre John, Bradley Cooper dhe Donatella Versace, e cila duket se do të stilojë fustanin e nuses. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





