Transmetuar më 03-01-2019, 09:57

Mundoheshin të hynin në Europë, të fshehur brenda dy dyshekësh në mënyrë që të mos pikaseshin.

Dy emigrantë afrikanë u zbuluan nga policia spanjolle në kufirin e Melilla, qyteti autonom spanjoll, i cili gjendet në brigjet lindore të Marokut.

Gjithë skena u filmua me anë të një video, e cila bëri bujë në rrjetet sociale, pasi u publikuan nga senatori Jon Inarritu.

Në pamje shihen agjentët e policisë, ku çajnë dyshekët, ku gjenden dy të rinjtë e fshehur.

Gjithë ngjarja që shihni përmes pamjeve, ka ndodhur më 30 dhjetor, në kufirin mes Marokut dhe Spanjës, shkruan noa.al.

Dy emigrantët thanë në polici se kishin paguar nga 4500 euro secili tek një trafikant, i cili më pas u arratis, pasi mjeti u ndalua nga policia. Sakaq dy klandestinët u dërguan në një qendër pritje. /a.y/noa.al