Transmetuar më 03-01-2019, 09:41
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të ditës së sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 të kësaj të enjte, në autostradën Levan-Tepelenë.

Në afërsi të vendit të quajtur “24 Orëshi”, Mallakastër, 27-vjeçari A.H., duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka përplasur një motoçikletë.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, ende i pa identifikuar.

Nga ana e policisë është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit.

Ndërkohë grupi hetimor po punon identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd