


Morën fshesa, shtupa dhe qese plehrash dhe nisën që të pastronin rrugët e qyteteve angleze nga mbetjet e festë së fundvitit.
Protagonistë të kësaj nisme fisnike janë një mijë të rinj myslimanë, anëtarë të shoqatës “Ahmadiyya Muslim Youth Association’ (Amya).
Imami britanik Qamar Zafar shpjegoi arsyen e këtij veprimi, “Islami i fton të gjithë myslimanët që të marrin pjesë në aktivitete bamirësie dhe në shërbime në të mirë të komunitetit. Shoqata jonë sensibilizon të rinjtë, që të promovojnë harmoninë në komunitetet tona lokale. Kjo vlen për të gjithë dhe nuk është çështje feje”.
Ai shton se fushata e pastrimit të vitit të ri, garanton që ë rinjtë myslimanë të jenë pjesëtarë aktiv të shoqërisë dhe të japin mesazhe për probleme lidhur me ambientin.
Koordinatori i të rinjve të ‘Amya’ në Yorkshire, Nadeem Ahmed, deklaroi se pastrimi i rrugëve pas festimeve të fundvitit është diçka që bëhet prej shumë vitesh dhe se të rinjtë që ju janë bashkuar kanë ardhur në rritje, shkruan noa.al.
Sipas tij në Islam, pastrimi bën pjesë në besim dhe thotë se, “Nuk ka mënyrë më të mirë për ti shërbyer vendit dhe për ta nisur mbarë vitin e ri”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





