Transmetuar më 02-01-2019, 21:33

Shihni në ëndërr që po fluturoni apo që jeni duke vdekur? Mësoni shpjegimin si më poshtë:

Nëse shihni në ëndërr që jeni duke fluturuar

Kjo lloj ëndrre pasqyron vetëbesim të madh dhe një gjendje të lumtur të mendjes.

Sidoqoftë, nëse gjatë fluturimit hasni në pengesa të ndryshme në ajër, atëherë kjo simbolizon se keni pengesa në jetë reale të cilat ju parandalojnë të lëvizni para.

Nëse shihni në ëndërr se jeni duke vdekur

Kjo nënkupton se gjendeni në një situatë të keqe në jetën tuaj, qoftë në një lidhje toksike apo diçka tjetër.

Thënë më thjesht, nëse shihni një ëndërr të tillë, kjo do t’ju shërbejë si mënyrë për të reflektuar dhe për të bërë diçka për këtë gjë.

Megjithatë, nëse shihni në ëndërr se keni vdekur, kjo është gjë pozitive sepse simbolizon transformim dhe fillim të ri.

Kjo ëndërr sugjeron një periudhë ndryshimi, qoftë një punë të re, lidhje apo një shpërngulje nga shtëpia./a.k/noa.al/