
Seriali turk "Xhenet", është një nga më të ndjekurit në Turqi por edhe në Shqipëri.
Ky serial është në vijim në vendin tonë, por si do të rrjedhë ngjarja gjatë ditës së nesërme?
Mahir vendos që Melisa të shkojë në Londër. Melisa i lutet Orhanit të bëjë diçka që mos ta dërgojnë në Londër. Orhan pranon se e ka humbur Xhenetin pasi familja e Selimit do shkojnë të kërkojnë dorën. Melisa kërcënon Orhanin se do u tregojë të gjithëve që ai e ka ndihmuar në planin e saj.
Sema i përgjon dhe habitet kur e dëgjon këtë. Sema hyn në dhomë dhe përzë Melisën. Ajo qëllon në shpullë Orhanin. Orhan i bën të ditur Semës se do bëjë gjithçka për ta fituar Xhenetin. Xhenet i lutet Kajas t’i tregojë foton e nënës së saj.
Sipas revistës Who, Melisa bën gati valixhen dhe ikën nga shtëpia duke i kërkuar të tjerëve mos ta shoqërojnë në aeroport. Selim është i lumtur që do fejohet me Xhenetin. Xhenet i shpreh Selimit shqetësimin që ka për faktin se Kaja nuk i tregon kush është nëna e saj.
Xhenet dëgjon Kajan duke folur me Arzun në telefon. Ai i tregon që Xhenet do fejohet. Xhenet mëson se nëna e saj do jetë e pranishme në fejesë dhe gëzohet. Arzu telefonon Melisën. Melisa e gënjen se është në Londër.
Kaja shkon të takojë Arzun. Xhenet e ndjek me taksi Kajan. Melisa ndjek Xhenetin dhe tenton ta shtypë me makinë. Kaja shpëton Xhenetin. Xhenet kërkon për nënën e saj dhe i thotë Kajas se e dëgjoi duke biseduar me të. Kaja i thotë Xhenetit se nëna e saj nuk ka pranuar të vijë në fejesë. Arzu i sheh nga larg.
Në darkë Xhenet bëhet gati për fejesën. Kaja i dhuron Xhenetit një varëse. Selim me familjen e tij shkojnë në shtëpinë e Xhenetit. Melisa i sheh nga makina. Kaja e vë re që Xhengiz është kundër kësaj fejese dhe e provokon.
Xhengiz kërkon dorën e Xhenetit sipas traditave. Kaja pranon. Xhengiz bën sikur do shkojë në tualet dhe lë diçka në dhomën e Xhenetit. Xhenet dhe Selim janë shumë të lumtur për fejesën e tyre…
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





