Transmetuar më 02-01-2019, 15:58

Autoritetet ruse kanë arritur të shpëtojë një fëmijë që kishte mbetur 35 orë nën rrënoja, në qytetin Magnitorosk.

Fatkeqësia kishte ndodhur të hënën kur një ndërtesë 10 katëshe u rrëzua pas një shpërthimi që besohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje e gazit natyror.

Fëmija ka shpëtuar pasi ishte në një krevat dhe një mbulesë e ka mbajtur të ngrohët në 35 orë, teksa temperaturat jashtë ishin -18 gradë celcius.

Autoritetet nuk kishin besuar se do të nxjerrin persona të gjallë nga aty, por dyshimet u bënë të mëdha pasi dëgjohej zëri i fëmijës duke qarë. /k.k/noa.al/