Transmetuar më 02-01-2019, 11:39

Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë në një aksident me tren në urën e Brezit të Madh në Danimarkë.
Ura që lidh dy ishujt qendorë të vendit Zealand dhe Funen është mbyllur menjëherë pas aksidentit dhe njerëzit janë evakuar.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por mediat lokale raportojnë se një tren pasagjerësh goditi një tren mallrash, që ecte në drejtim të kundërt, duke e detyruar atë të frenojë papritur.
Ndërsa vendi është përfshirë nga erërat e forta. Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 08:00, mëngjesin e së mërkurës (2 janar). Treni i pasagjerëve po udhëtonte drejt kryeqytetit Kopenhagë./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





