Transmetuar më 02-01-2019, 10:52

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koriladho, Athinë, Greqi ku edhe po kryenin dënimin për vjedhje.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për shqiptarët: Elvis K. dhe Leonard P., të cilët prenë hekurat e qelisë, dolën në oborr dhe kapërcyen lehtësisht gardhin rrethues të burgut.

Mungesa e dy shqiptarëve u vu re vetëm gjatë numërimit, proces i cili bëhet çdo mëngjes në burgje.

Ata vuanin dënimin në sektorin D të burgut. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë kangjellat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre ndërsa hetimet i ka marre përsipër Ministria greke e Drejtësisë./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd