
Një tjetër peshkatar është zhdukur në liqenin e Pogradecit, i cili dyshohet se mund të jetë mbytur.
Mësohet se peshkatari kishte dalë me varkën e tij në ujrat e liqenit më datën 31 dhjetor, por ende nuk është kthyer.
Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin në polici për të afërmin e tyre i cili prej tre ditësh ka humbur çdo kontak me ta.
Policia ka nisur kërkimet ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të jetë mbytur.
Më 30 dhjetor 2018, 2 peshkatarë të tjerë u mbytën po në liqenin e Pogradecit. Dy burrat kishin kishin dalë për peshkim me një varkë të amortizuar në rezervuarin 70 metra të thëlle ku kultivonin peshk.
Vdekja e dyfishtë ka tronditur zonën e thellë dhe të varfër të Pogradecit. Njerëzit atje thonë dy burrat vdiqën duke punuar për të siguruar jetesën
Dyshimet e policisë janë se varka e vjetër e dy peshkatarëve u përmbys dhe ata humbën jetën në rezervuar./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





