Vaji i kokosit si zëvendësues i pastës së dhembëve
Transmetuar më 02-01-2019, 08:34

Shëndeti dentar është thelbësor për mirëqenien e përgjithshme të njeriut sepse infeksione të gojës mund të shkaktojnë probleme të tjera brenda trupit. Sëmundjet e zemrës, goditja në tru, demencia dhe problemet e frymëmarrjes janë të gjitha të lidhura me shëndetin e dhëmbëve të dobët.

Sipas studimeve të ndryshme është vërtetuar se vaji i kokosit ka veti antibakteriale dhe një hulumtim i fundit nga Instituti i Teknologjisë Athlone mbi vajra të ndryshëm dhe përfitimet e tyre, doli në përfundimin se vaji i kokosit është ka përparësi ndaj vajrave të tjerë esencialë.

Arsyeja është e thjeshtë: parandalon shumimin e bakereve S Mutans ose Streptococcus , baktere që prodhojnë acid. Ata kontribuojnë në prishjen e dhëmbëve tek të rriturit dhe fëmijët. Këto baktere marrin energjinë e tyre nga sheqeri dhe e kthejnë në acid, duke përshpejtuar prishjen e dhëmbëve.

Dr. Damien Brady, hulumtues kryesor nga Instituti i Teknologjisë i Athlone, tha: "Përfshirja e vajit të kokosit në produktet e higjienës dentare do të ishte një mënyrë e re për të luftuar infeksionin mikrobik "

Shumë lloje të pastave të dhëmbëve përmbajnë triclosan, lauril sulfat natriumi, fluoride dhe aromatizues artificiale si aspartame. Secili nga këto kimikate mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Ajo që duhet të bëni është thjesht të mbani në gojë për 5 deri në 20 minuta një lugë gjelle vaj kokosi dhe më pas ta pështyni. Besohet se ndihmon në largimin e toksinave dhe baktereve. Kjo praktikë gjithashtu përmirëson shëndetin e dhëmbëve.