
Një sulm i tmerrshëm ka përgjakur qytetin Mançester të Anglisë, me pasojë therjen me thikë të tre personave, përfshirë një zyrtar të policisë.
Autoritetet konfirmuan se kemi të bëjë me një akt terrorist.
Ngjarja e rëndë ndodhi natën e Vitit të Ri 2019 në stacionin e trenave Manchester Victoria në Mançester, Britani e Madhe, raporton noa.al duke cituar një komunikatë që lëshoi policia e atjeshme.
Një person 25 vjeçar u arrestua nën dyshimet për vrasje në tentativë.
Jo larg vendit të ngjarjes u gjetën dy thika e pikërisht në zonën Cheetham Hill.

Tre të plagosurit u dërguan në spital me plagë serioze, thanë autoritetet.
Të plagosurit janë një grua 50-vjeçare e një burrë moshatar me të, të cilët që të dy u qëlluan me thikë në stomak.
Po ashtu u plagos me thikë dhe një polic 30-vjeçar.
Stacioni i trenave Manchester Victoria u rihap pas incidentit.
Kryeministrja britanike, Theresa May, shprehu solidaritet me të plagosurit në këtë sulm të dyshuar terrorist.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





