Transmetuar më 01-01-2019, 18:05

Me një vendim krejt të papritur dhe të padiskutuar asnjëherë gjatë vitit që kaloi, qeveria shpalli pak ditë para hyrjes së 2019, një vendim që rrit pagën e detyrueshme për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, nga 24 mijë në 26 mijë lekë.

Vetëm një vit e ca më parë ishte rritur nga 22 mijë në 24 mijë, kjo vlerë page.

Në këtë mënyrë, rritet barra fiskale, sidomos për një numër biznesesh që kanë punonjës me të tillë vlerë pagese mujore.

Drejtori i Politikave Fiskale në ministrinë e Financave, Niko Lera, thotë se është rritur dhe kufiri i pagës maksimale. Më parë ka qenë 92 mijë dhe tani ka shkuar në 114 mijë ose afro një mijë euro.

Rritja e pagës minimale dhe maksimale për efekte fiskale, rrit sigurimet që paguajnë punonjësit.

“Kemi llogaritur që kjo rritje e pagës minimale të gjenerojë 1.7 miliardë lekë fonde, të cilat do të shkojnë në fondit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, thotë Lera.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i sqaron më mirë tatimpaguesit mbi vendimin e datës 26 dhjetor 2018 për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi 26,000 lekë.

Bazuar në nenin 10 të ligjit nr 7703, date 11.05.1993 “ Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nga data e hyrjes në fuqi e vendimit, kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi.

Paga maksimale pёr efekt tё kontributeve shoqёrore indeksohet nё tё njёjtёn kohё dhe nё atё masё qё indeksohet edhe paga minimale nё shkallё vendi.

Paga minimale është rritur me rreth 8.3% (nga 24,000 në 26,000 lekë), kjo nënkupton që edhe paga maksimale do të rritet me rreth 8.3%, duke shkuar në 114,670 lekë, nga 105,850 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 8,820 lekë.

Paga bruto mujore, pёr efekt tё llogaritjes sё kontributeve tё sigurimeve shoqёrore, do tё jetё si mё poshtё vijon:

-jo mё pak sesa paga minimale mujore, e barabartё me 26,000 lekё dhe deri nё 114,670 lekё, pёr personat e punёsuar.

-jo mё pak sesa paga minimale mujore, e barabartё me 26,000 lekё dhe sipas pёrcaktimit tё vetё personit, deri nё 114,670 lekё, pёr personat e vetёpunёsuar.

-e barabartё me pagёn minimale mujore prej 26,000 lekё, pёr punonjёsit e papaguar tё familjes me tё cilёt i vetёpunёsuari punon dhe bashkёjeton ligjёrisht.

-Paga minimale nё shkallё vendi prej 26,000 lekё e lart shёrben edhe pёr llogaritjen dhe pagimin e kontributeve tё detyrueshme tё sigurimit shёndetёsor.

-Kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi dhe paga maksimale indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi. /noa.al/