Transmetuar më 01-01-2019, 08:00

Çdo fund viti, agjencia kombëtare e lajmeve NOA shpall në faqen e saj zyrtare noa.al, sondazhin e vitit.

Ndryshe nga herët e tjera, ne vendosëm që të mos kërkojmë votën e qytetarëve vetëm për njeriun apo personazhin e vitit, por edhe për grupime, të cilat për hir të së vërtetës, këtë vit dhe sidomos në fund të 2018, ishin disa.

Kështu, grupime të vitit, ishin protestuesit tek unaza e madhe, ata të bulevardit të ri, studentët, si dhe protestuesit për karburantet, ata nga diaspora dhe ata për biznesin e vogël.

Në sondazhin disa ditor, morën pjesë rreth 2 mijë lexues të cilët kishin të drejtë të votonin në herë të vetme.

Pjesëmarrësit në sondazh u pyetën si më poshtë:

Kush janë Njeriu/Grupimi i Vitit 2018? Studentët protestues Banorët e Unazës së madhe Protestuesit për karburantin Edi Rama Lulzim Basha Monika Kryemadhi Ilir Meta

Rezultatet i gjeni më poshtë, ku duket qartë se studentët protestues janë më të votuarit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd