Transmetuar më 01-01-2019, 14:41

Një dyqan floriri është plaçkitur vetëm pak orë para natës së djeshme të ndërrimit të viteve.

Ngjarja nuk u mjaftua vetëm me grabitjen, pasi autorët e maskuar shkaktuan edhe një aksident me përplasje të dy makinave, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare policore.

Gjithka ndodhi dje (31 dhjetor), pak para orës 18.00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, Ferizaj të Kosovës.

Pronari i dyqanit të floririt, raportoi në polici mbi ngjarjen.

Ai tha se në lokalin e tij erdhën dy persona, që të dy të maskuar dhe me armë zjarri në duar.

Viktima i grabitjes tha se maskat e plaçkitën dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur një sasi ari.

Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, autorët kanë shtënë me armë zjarri dhe me forcë kanë marrë një makinë, me të cilën gjatë arratisë kanë aksidentuar dy vetura.

Gjatë të shtënave është dëmtuar edhe një veturë e tretë.

Sakaq, nuk dihet se ku përfundoi makina e katërt, ajo që iu grabit një qytetari dhe me të cilën morën arratinë maskat. /noa.al/