Festa kthehet në mort, burri vret gruan me armë zjarri në shtëpi
Transmetuar më 01-01-2019, 14:12
Foto ilustruese

Festimi i natës së ndërrimit të viteve është kthyer në tragjedi familjare duke hapur një mort në Gjilan të Kosovës, raporton noa.al.

Burime zyrtare nga policia lokale konfirmojnë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në grua ka humbur jetën e qëlluar me armë zjarri që i shkaktuan plagë fatale.

Dyshimet më të forta janë për një vrasje nga pakujdesia, e shkaktuar nga bashkëshorti i të ndjerës.

Megjithatë hetimet po vazhdojnë.

Gjithçka ndodhi në familjen në fshatin Selvishtë të Gjilanit.

Burri kishte nxjerrë një armë zjarri pak pas mesnatës së ndërrimit të viteve dhe kishte hapur zjarr me të.

E paqartë është ende se si i qëlloi gruas 62- vjeçare duke e plagosur deri në vdekje.

Nga Prokuroria Themelore në Gjilan konfirmuan se autori i dyshuar i vrasjes është arrestuar dhe po mbahet në kushte paraburgimi deri në vlerësimin që do të japë gjykata.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes në bazë të hetimeve paraprake dyshohet se vrasja ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës  J. J. (vitlindja 1956) i cili pas ndërrimit të mot-moteve ka dalë para shtëpisë me pushkën e gjuetisë llojit "Hungarian Submacine Gun”, model-53, dhe nga pakujdesia ka qëlluar bashkëshorten e tij tani të ndjerë Z.J. (1956)”, – konfirmoi policia lokale.

Gruaja, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, rrugës për në spital ka ndërruar jetë dhe mjekët vetëm sa kanë konstatuar vdekjen e saj.

Pas kësaj ngjarjeje, policia e Kosovës ka një apel: “Raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën në vendin tonë. Për vetëdijësimin e qytetarëve policia ka lansuar fushatën “Festo me zemër e jo me armë”. /NOA.AL/