
Duke nisur nga data 7 janar 2019, rikthehen protestat e studentëve.
Këtë e pohojnë për mes një njoftimi publik, organizatorët e kësaj proteste, të cilët për afro tre javë rresht “pushtuan” rrugët kryesore të Tiranës me tubime në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë.
Organizatorët kanë vendosur të rikthehen me moton e re PROSTUDENTO.
Ata njoftojnë se duke nisur nga ora 08.00 e mëngjesit të datës 7 janar, do të rifillojnë tubimet e protestës.
Kështu, pritet që të hënën e ardhshme, ndërsa duhet të rifillonte shkolla, studentët, djem e vajza, të dalin në rrugë duke bojkotuar mësimin në kërkim të plotësimit të tetë kërkesave të tyre.
Nga ora 8.00 deri në 10.00, protesta do të jetë e instaluar pranë fakulteteve përkatëse.
Kurse nga 10.00 deri në 17.00, protestuesit do të vendosen pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Studentët vlerësojnë se vendimet që shpalli Edi Rama nuk janë përmbushje e kërkesave të tyre, ndaj ata janë të detyruar ta vazhdojnë protestën. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





