Lleshaj pas arrestimit të porositësit të vrasjes së Artan Cukut: Forcës së ligjit s’mund ti shmanget askush
Transmetuar më 31-12-2018, 16:28

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përshëndetur aksionin për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut.

Në një postim në Twitter ai shkruan se finalizimi i aksionit është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm.

“Finalizimi i aksionit për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush”, shkruan Lleshaj.

Lleshaj gjithashtu paralajmëron se “Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj”.

“Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri”, ka thënë ministri Lleshaj./a.k/noa.al/