Paloka: Rama prej 5 vitesh drejton qeverinë më të korruptuar të 29 viteve të fundit
Transmetuar më 31-12-2018, 15:37

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe njëkohësisht deputeti Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama përballë gazetarëve.

Sipas tij është tragjikomike të dëgjosh kreun e qeverisë si bën propagandë duke na shfaqur një realitet krejt tjetër.

Paloka në një postim në Facebok e cilëson Edi Ramën si kryeministrin e krimit dhe oligarkëve.

Paloka shkruan se “Rama prej 5 vitesh drejton qeverinë me të inkriminuar dhe të korruptuar të 29 viteve të fundit, por shqiptarëve u flet për siguri dhe ndershmëri”.

“Personaliteti me i shquar ne fushen e drejtesise” Fatmir Xhafaj sot eshte i damkosur si ministri i brendshem qe mbrojti trafikun e droges te te vellait, te denuar per te njejten gje ne Itali. Kryetari me i mire i Bashkise ne histori” Vangjush Dako u kap ne pergjimet e prokurorise ne shitblerje votash me krimin e organizuar. Ministri me i mire i jashtem qe ka pasur vendi” Ditmir Bushati mbahet mend per lidhjet me banden kriminale te Bajrajve. Ministrat me te suksesshem” Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj u certifikuan si hajdute profesioniste me megaskandalin e Unazes se Madhe dhe nen hetim per krimin e shitblerjes e votave”, shkruan Paloka në reagimin e tij.

Ai vijon më tej edhe me akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Erjon Veliaj e ka kthyer Tiranën në lavatriçen e pastrimit të parave të krimit dhe drogës. 350 trafikante e kriminele të faktuar punësoi Edi Rama në 5 vjet në parlament dhe qeverisjen vendore”.

Sipas Palokës sot 290 mijë qytetarë ushqehen vetëm një herë në ditë.

“Kryeministri i krimit dhe oligarkëve, njësoj si mbreti me rrobat e padukshme, u thotë shqiptarëve se ai ka qeverisur shume mirë, pavarësisht se ata as nuk e shohin, as nuk e prekin suksesin e kryeministrit lakuriq”, shkruan Paloka./a.k/noa.al/