“Mish qengji me pilaf”, receta e Renatos për natën e ndërrimit të viteve
Transmetuar më 31-12-2018, 14:55

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli u vjen në ndihmë të gjitha amvisave me rastin e festave të fundvitit, se si mund të gatuajnë Mish qengji me pilaf.

Lexoni recetën e mëposhtme:

Mish qengji me pilaf

Përbërësit

500 gr mish qengji

2 gota uji oriz për pilaf

Gjysmë karote

2 gjethe dafine

1 kërcell rozmarine

Kripë

Piper

Pak vaj ulliri

Presim mishin në kube të mëdha ose në 4 racione. E vendosim të ziejë në një tenxhere së bashku me rozmarinën dafinën dhe hudhrat. I lëmë të ziejnë derisa mishi të zbutet. Heqim mishin nga lëngu dhe e lëmë në një tigan derisa të marrë ngjyrë dhe e largojmë. Në tiganin ku kemi lënë mishin skuqim për pak edhe orizin. Më pas bashkojmë mishin dhe orizin në një tenxhere dhe i lëmë në zjarr të ulët për disa minuta.