Transmetuar më 31-12-2018, 13:40

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli u vjen në ndihmë të gjitha amvisave me rastin e festave të fundvitit, se si mund të gatuajnë gjelin e detit të mbushur.

Receta vijon si më poshtë:

Gjeldeti i mbushur

Përbërësit:

1 gjeldet

500 gr mish viçi i grirë

50 gr oriz

1 lugë gjelle mjaltë

100 gr arra të qëruara

100 gr stika të qëruara

2 domate

3 portokaj

5 thelpinj hudhra

3 shkopinj kanellë

2 tufa majdanoz

1 lugë kafeje piper të zi

Pak piper

50 ml vaj ulliri

Vendosim në tenxhere vajin e ullirit së bashku me hudhrat dhe qepën e grirë, arrat, stikat dhe i skuqim ato në zjarr të ngadaltë. Sa pa marrë ngjyrë shtojmë mishin e grirë, kanellën, piperin e zi, kripën dhe i përziejmë për 20 min. E shuajmë me lëngun e portokallit dhe i shtojmë mjaltin, domatet, majdanozin dhe i përziejmë për 10 min.

Pastrojmë gjelin e detit nga jashtë dhe brenda. I shtojmë brenda masën e përgatitur më sipër. E qepim me kujdes që të mos dali masa dhe e vendosim në tavë. I hedhim kripë dhe e lyejmë me mjaltë, vaj ulliri dhe lëngun e portokajve. E mbyllim mirë tavën me letër alumini dhe e fusim në  sobën me 180 gradë. Pas 3 orësh ngremë temperaturat deri në 200 gradë. E lëmë në furrë edhe për 10 min të tjera derisa të marrë ngjyrë të artë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd