Truku që përdorte Bleona Qereti për t’u paguar në koncerte do ju shkrijë së qeshuri
Transmetuar më 31-12-2018, 09:28

Këngëtarja e njohur shqiptare është aq transparente dhe nuk nguron të thotë gjithmonë atë që mendon.

Edhe pse është zhvendosur prej vitesh në SHBA, Bleona Qereti nuk harron asnjëherë të tregojë për fillimet e karrierës në Shqipëri.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Why not” të Roza Latit, Bleona ka treguar një truk që ajo përdorte për t’u paguar në koncerte.

Disa prej organizatorëve të koncerteve asokohe, nuk i paguanin këngëtarët edhe pse ata performonin në skenë. Bleona e kishte gjetur "hilen" dhe mbyllej në tualet derisa ata të paguanin.

Edhe pse të gjithë pjesëmarrësit brohorisnin emrin e saj, Bleona refuzonte të dilte nga tualeti pa e marrë pagesën.