
Kanë rinisur këtë mëngjes kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit Ramazan Kojtari në rezervuarin e fshatit Bradomirë të Pogradecit.
56 vjeç u mbyt bashkë me shokun e tij Arben Pupa pasditen e djeshme. Dy polumbarë janë zhytur në ujërat e rezervuarit për të nxjerrë jashtë trupin e pajetë.
Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar. Sipas dëshmive ata herë pas here dilnin për peshkim pasi hidhnin rasatin e peshkut për shumim.
Dyshohet se pikërisht mbingarkesa në varkë mund të ketë çuar në përmbytjen e saj pasi kishin zënë një sasi të madhe peshku. Gjithsesi këto janë vetëm dyshime, pasi askush nuk e ka parë ngjarjen.
Trupi i 50-vjeçarit Pupa u nxor dje nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/