Lokalizohet “vejusha e bardhë”, gruaja e akuzuar për 400 vrasje
Transmetuar më 30-12-2018, 14:17

Shtrëngohet rrethi gjithnjë e më shumë për Samantha Lewthwaite, 35-vjeçaren britanike, e cila u martua me një prej terroristëve që u vetëvra në 7 korrik 2005, pas sulmeve që terrorizuan Londrën me një sërë atentatesh.

Gruaja është etiketuar si “vejusha e bardhë”, pasi është gjetur fajtore për së paku 400 vdekje në të gjithë botën, duket se fshihet në Jemen.

Shërbimet sekrete angleze, kanë marrë informacion lidhur me vendndodhjen e saj në Jemen, ku duket se qëndron e fshehur nën mbështetjen e një rrjeti terrorist botëror, ku ajo cilësohet jo vetëm një pjesëtare aktive por pjesë e rëndësishme e “trurit”.

Sipas hetuesve anglezë, Samantha qëndron pas dhjetëra sulmeve terroriste si në perëndim, edhe në vendet e Lindjes së Mesme.

“Mbetet objektivi ynë kryesor, dhe besojmë se rrjeti përreth saj më në fund po mbyllet. Do e kapim”, mësohet të ketë thënë një drejtues i shërbimeve sekrete angleze.

35-vjeçarja është vajza e një ushtari anglez, e cila mendohet se është nën mbrojtjen e rrjetit të militantëve Al-Shabaab në Jemen, ku është transferuar dhe ka marrë pjesë në sulme gjakatare në Kenia dhe Somali.

Agjentët anglez të inteligjencës besojnë se së fundmi ka vizituar Dubain dhe druhen se mund të jetë sulme të tjera terroriste, edhe në Londër, shkruan noa.al.

Interpoli, ka lëshuar një urdhër arresti ndaj saj, pasi u vërtetua si e lidhur me sulmin në Westgate Mall 2013, në Kenia, ku humbën jetën 70 persona. Shërbimet e sigurisë janë të bindur se ajo është e përfshirë edhe në masakrën e 148 personave nga ana e personave të armatosur në një universitet në Jemen në vitin 2015, por edhe në një sërë sulmesh të tjera në këtë vend. /a.y/noa.al