Transmetuar më 30-12-2018, 13:51

Partia Demokratike ka nxjerr një video me anë të së cilës tregon se si i ka parë vitet e qeverisjes prej socialistëve.

“Një vështrim të 5 viteve të qeverisë së rrënimit të shqiptarëve përmes vjedhjes së pasurive publike, lejimit të trafikut të drogës e kanabizimit të vendit, korrupsionit me taksat dhe PPP-të, ministrave të kapur nga krimi i organizuar, pastrimit të parave me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vjedhjes së tenderave si ai i Unazës së Re me parajsa fiskale! Një Shqipëri më e varfër e më larg Europës!”, thotë PD.

Me anë të videos që gjeni më poshtë, PD e akuzon qeverisjen socialiste si arsyen e rrënimit të shqiptarëve.

Ndër të tjera e akuzon për kanalizimin e vendit, favorizimin e trafikut të drogës dhe vjedhjen e pasurive publike. /a.y/noa.al