Transmetuar më 30-12-2018, 13:10

Gripi i derrit frikëson sërish! Viktima e fundit është një gazetare amerikane 26-vjeçare Bre Payton, e cila gjeti vdekjen pasi u prek nga virusi H1N1 pas një meningjiti të kaluar.

Gazetarja e re punonte me revistën “The Federalist” si dhe me televizionin ‘FoxNews’.

Fytyra e saj ishte e njohur për telespektatorët, pasi shfaqej shpesh.

Ajo ndodhej në California, për të prezantuar një spektakël në ‘One America News Network’ dhe kishte lajmëruar ndjekësit e saj se do të ishte në televizion, por mëngjesin pasues u shtrua me urgjencë në spital, për shkak të vështirësive të frymëmarrjes.

Virusi H1N1, i cili njihet si gripi i derrit, është i njohur në të gjithë botën, ku në vitin 2009, shkaktoi një pandemi, shkruan noa.al.

Që nga ai moment virusi i derrit cilësohet si një virus sezonal, i cili prek kryesisht të rinjtë, përveç personat më të predispozuar si obezët, ata me sëmundje kronike, duhanpirësit dhe gratë shtatzëna. /a.y/noa.al