Transmetuar më 30-12-2018, 08:30

Kryeministri Edi Rama, sjell videon emocionuese, ku një familje me shumë anëtarë e cila jetonte në varfëri ekstreme dhe në kushte tejet të këqija, ka hyrë në shtëpinë e re në prag të ndërrimit të viteve.

“Me momentet e fundvitit më të gëzuar në familjen e Vullnet Shabajt, në Postribë të Shkodrës, si edhe me bindjen se shumë më tepër do të mund të bëjmë për familjet në nevojë gjatë vitit që po vjen, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Kryeministri ka shkuar vetë në Postribë, gjatë ditës së djeshme, 29 dhjetor, për ta futur familjen me shtatë fëmijë në shtëpinë e re.

Bashkë me shtëpinë, Kryeministri i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu kanë çuar edhe dhurata të vegjëlve.

Në videon më poshtë, mund të shihni pamjet e plota. /a.y/noa.al