Transmetuar më 30-12-2018, 08:00

Amarda Toska ka rrëfyer për herë të parë si i propozoi për martesë Ermal Mamaqi, një propozim si nëpër filma.

“Propozimi për martesë ka qenë si nëpër filma. Çdo vajzë e ëndërron propozimin për martesë dhe unë pata fatin ta kem tamam si nëpër filma, buzë detit, me hënën e plotë, shumë romantike. Unë nuk dija asgjë, ishte surprizë. Ishim jashtë me pushime dhe Ermali kishte menduar çdo gjë për propozimin”, tregoi Ami.

E ftuar në emisionin e të shoqit “Xing me Ermalin”, ajo tha se edhe unaza e martesës ishte me gurin e shenjës së saj të horoskopit gjë të cilën nuk e dinte deri atë ditë.

“Kishte implikuar edhe njerëz të tjerë për ta bërë realitet”, tregoi Ami.

Çifti janë bashkë prej vitesh dhe kanë një djalë me emrin Joel dhe vajzën Sia.