Transmetuar më 29-12-2018, 20:50

Qeveria ka marrë vendim për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018 kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive në qendrat e banuara.

Por një qytetar  i shkruan kryeministrit Edi Rama se do luajë online në faqen e tij.

Rama  e sqaron se ai nuk do ketë mundësi të luajë jo vetëm në dyqane, por as në resorte politikash dhe online.

Komentuesi

"Bravo tesh tan me lujt neper resortet e politikave ose online te faqja e juaj. Ke humbur shum nga respekti qe ke pas… Po perdor ligjin me pasuru miqt tuaj edhe veten".

Edi Rama

"Heu! Tek faqja ime online eee? E para o voc une faqe online kam kete ketu dhe ketu komunikohet, po nuk luhet bixhoz. E dyta, ligji e ndalon edhe lojen online njesoj sic ndalon çdo dyqan me lojra fati. Dhe e fundit, resortet e politikave kush ti ka mesuar ti ka mesuar krejt gabim, po nejse, shkurt muhabeti, ti bixhoz me dot pas 1 janarit nuk luan dot i dashtun mik, as ne dyqan, as online, as ne resorte politikash-Kaq".