Transmetuar më 29-12-2018, 19:18

Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas pasi dyshohet se ka dhunuar një person në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:00 në lagjen “Haxhias” pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe B.M., (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin dhe është larguar.

Pas kallëzimit, në lidhje me këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore.

Policia ka gjetur mjetin, ka shoqëruar shtetasin e dyshuar, bashkë me një femer.

Kjo e fundit dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të të dëmtuarit, për të tërhequr kallzimin.

Për arsye hetimore nuk bëhen me dije detaje të tjera./a.k/noa.al/