Transmetuar më 29-12-2018, 15:20

Shkencëtarët e një klinike në Kaliforni kanë studiuar inteligjencën te femrat dhe meshkujt.

Në bazë të rezultateve ka dalë se truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë regjione sesa truri i meshkujve  të paktën kështu thonë hulumtimet.

Këto hulumtime ndoshta mund të ndihmojnë ta shpjegojnë faktin se përse shumë femra janë më të prira të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia dhe çrregullimet e ushqimit.

Studimi ka krahasuar 46,000 skanime të trurit nga nëntë klinika dhe i ka analizuar dallimet mes trurit të mashkullit dhe të femrës.

Kështu, shkencëtarët zbuluan se femrat janë më të prira të diagnostikohen me sëmundjen e Alzheimerit, me depresion, çrregullime të ankthit, etj.

Por, meshkujt kanë shkallë më të lartë të ADHD-së dhe çrregullimeve tjera të ngjashme. /k.k/noa.al/