Aksident i rëndë rrugor, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë
Transmetuar më 29-12-2018, 11:20

Aksident me pasojë dy të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm ne rrugën Prishtinë -Ferizaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksident është përfshirë nje automjet i tipit Pasat që për shkaqe të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Mësohet se dy gra L.S., 23 vjeç dhe K. H., 31 vjeç, kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa dy të tjerë, shoferi dhe një pasagjer janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/