Transmetuar më 29-12-2018, 09:18

Rifillojnë kufizimet e ndërprerjes së energjisë elektrike në Korçë. Mësohet se që prej orës 05:00, disa lagje të qytetit juglindor janë pa energji.

Mësohet se ndërprerje të energjisë ka edhe në zonat rurale.

Kujtojmë se më 26 dhjetor disa lagje të qytetit të Korçës kishin ndërprerje të energjisë për shkak të djegies së dy transformatorëve.

Por pas ndërhyrjes së OSHEE-së, u bë e mundur zëvendësimi i transformatorëve.